Tifozët e kuq: Paguani gjobën!

Humbja 2-1 e Partizanit në ndeshjen ndaj Luftëtarit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, nuk është pritur mirë nga tifozeria e kuqe. Madje ata janë të tronditur dhe të gatshëm të luajnë rolin e “lojtarit të 12-të” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Sfida e radhës për “të kuqtë” është ajo e javës së 25-të për kampionat, ku Partizani, të dielën, në orën 17:00, do të përballet me Teutën, një prej rivalëve të tyre direkt në garën për titullin kampion.

Por për ta bërë këtë i pengon një masë e Komisionit të Disiplinës, i cili e ka dënuar skuadrën e Partizanit që zhvillojë dy ndeshje pa tifozë, për shkak të ngjarjeve dhe incidenteve të ndodhura në stadiumin “Selman Stërmasi” në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

Ndeshjen e parë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, skuadra e Partizanit e zhvilloi në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit, pa praninë e tifozëve. Kjo i ka krijuar klubit të kuq mundësinë, që dënimin e mbetur, ta konvetojë me lekë.

Prandaj edhe tifozët e shumtë të skuadrës së Partizanit, i bëjnë thirrje drejtuesve të klubit që ta paguajnë gjobën, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm në mbështje të skuadrës së tyre, në një takim kaq deciziv, siç është ndeshja ndaj Teutës.

“Partizani eshte denuar me dy ndeshje pa tifoze nga Komisioni i Disiplines. Dje u shlye nje ndeshje e denimit dhe tashme lind e drejta qe klubi te paguaje gjysmen e denimit. Ndeshja e rradhes kunder Teutes eshte shume e rendesishme dhe mbeshtetja e tifozeve eshte e domosdoshme. I bejme thirrje klubit te paguaj gjysmen e denimit ne kete ndeshje decizive drejt objektivit madhor. Tashme kemi mberritur ne nje pike shume decizive te kampionatit dhe tifozet duhet te jene sa me te shumte ne mbeshtetje te ekipit,” – shkruajnë ata në rrjetin social Partizani.Net.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!