Real Madrid: Serxhio Ramos, faji yni
Skuadra e tij është eliminuar nga Chamipons league, kupa e mbretit, dhe krijuar hëndek të madh pikësh me kreun e La liga-as. Një situatë e tillë e nderë, e ka kthyer Real Madridin, me miliona fansa në botë, në problemin kryesor të dites. Edhe pse në fundjavë kaloi 1-4 Valladolidin e “fenomenit”, sërish skuadra mbretërore vuan dhe ngjan me një vullkan gati të shpërthejë…
Serxhio Ramos, kapiteni i Real Madrid, ka thyer heshtjen dhe sot, ka folur për atë që po i ndodh skuadrës së tij. Mbrojtësi numër “një” në botë, ndalet e flet për aktualitetin, momentin e nxehtë brënda klubit, situatën e kërkimit të kartonin në Hollandë, ndërsa Reali u ndesh me Ajax, por dhe lidhur me debatet që ka pasur me presidëntin e galatkikëve Florentio Perez.
“Katastrofë paraqitja jonë javët e fundit. Ne futbollistët jemi përgjegjësit kryesor e aq më teper un që jam dhe kapitën. Kartoni i marrë në të vajtjes me Ajax në champions league, figuron gabim shumë i madh. Për Solarin, të detyruar të tregojmë respektin maksimal si trajner i skuadrës.
Jemi të vëndosur për tu ngritur. Të obliguar për të punuar fort sepse Real Madrid, është gjithnjë Real Madrid. Së bashku mund ta ngremë moralin dhe të bëjmë progresin e duhur
Nëse dikush nga futbollistët ndihet se nuk ka shumë hapsirë, le të vëndosë në fund. Këtu e kam fjalën për Iskon që vëzhgohet nga Arsenal, Mtd apo Totenhëm ndërsa të tjerët, duhet të lënë pas të shkuarën dhe të shohin përpara. Problëmet me Marselon i ndodhin gjithkujt, e kam si vëlla.
Për një rikthim të mundshëm të Zidanë në krye të madrilenëve, nuk di cfar të thëm. Zizu ka kërkuar kohë deri në qershor, por më sa di, ai ka marrë një superofertë nga Juventus për të drejtuar në Torino deri në vitin 2022, dhe kjo mendoj se e josh goxha”-tha sot kapiteni i Real Madrid për mediat online spanjolle.