Nesër, topi nis rrotullimin…

Pas tryezës së rrumbullakët që qeveria organizoi me të gjithë presidentët e klubeve, futbolli do të rifillojë nesër me ndeshjet e Kupës dhe në fundjavë me ndeshjet e kampionatit si normalisht.

Topi i futbollit nis rrotullimin… Të gjitha klubet kanë marrë njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe bojkoti merr fund.

Pra, nesër do të kemi dy sfida për Kupën e Shqipërisë, Partizani  do të luajë me Luftëtarin, ndërsa Teuta do të presë Kukësin.

Të mërkurën do të luhet takimi Tirana – Laçi.

Skënderbeu, meqë Kamza është skualifikuar nga gara dhe që ishte kundërshtari i tij për këtë kompeticion, kalon automatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së 67-të të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!