Panuçi, 6 pikë në 2 ndeshje!

Aventura e kuqezinjve për Euro 2020-ën është gati për të startuar. Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, përpara se të shpallë listën e të besuarve të tij për dy takimeve e radhës, nuk ka ngurruar të shprehet, se objektivi i kuqezinjve tanë është fitorja me Turqinë dhe ajo ndaj Andorrës.

“Jam besimplotë, se pas Nations League dhe miqësoreve, ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë dhe pastaj të mendojmë për Andorrën”, – ka deklaruar për “Klan TV” trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi.

Sa i përket listës së futbollistëve kuqezinj, italiani është shprehur se atë do ta bëjë zyrtare të enjten në një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së.

Më 23 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, kuqezinjtë tanë do të përballen me Turqinë. Ky do të jetë edhe takimi i parë i kombëtares tonë për Euro 2020-tën. Takimi i dytë do të zhvillohet vetëm 3 ditë më pas, më 25 mars në Andorra, me përfaqësuese e këtij vendi të vogël.

Siç dihet, për eliminatoret e Euro 2020-tës, Shqipëria bën pjesë në grupin H, së bashku edhe me Francën, Islandën dhe Moldavinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!