U-17, e nis me humbje…

Përfaqësueja kuqezi e U-17-tës e ka nisur me humbje turneun “UEFA Development Tournament”, që ka startuar dje në ishullin e Maltës.

Në ndeshjen e parë ndaj vendësve, kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Elvin Beqiri, janë mundur 2-0 nga bashkëmoshatarët e tyre maltezë.

Pas një pjese të parë të barabartë, ku futbollistët tanë 17-vjeçarë kanë shpërdoruar disa raste, në minutat 52 dhe 62, kuqezinjtë kanë gabuar dy here dhe pësuar dy gola.

Me fitoren 2-0 për Maltën u mbyll ky takim, i cili rregjistroi edhe humbjen e parë të kuqezinjve tanë U-17 në këtë turne.

Trajneri Beqiri, në këtë takim, aktivizoi këta futbollistë: Bokova, Mataj, Preka, Zalli, Ndoj, Filipi, Sula, Lusha, Fejzulla, Mitaj (c), Cereni.

Ndeshjet e radhës për kuqezinjtë tanë do të jenë:

6 mars 2019, Skoci-Shqipëri
8 mars 2019, Shqipëri-Danimarkë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!