Telashet nuk kanë të sosur…

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Kukësi është rivali i vetëm dhe i drejtëpërdrejtë i Partizanit, në garën për titull.

Pas javës së 24-t, diferenca e pikëve midis tyre është ngushtuar në -6 pikë, ndërkohë që të kuqtë e kryeqytetit, në dy javët e ardhshme do të ndeshet, fillimisht këtë të shtunë me Teutën dhe një javë më pas me Kukësin.

Por për skuadrën verilindore të trajnerit Armando Cungu, duket se telashet nuk kanë të sosur. Dëmtimet janë bërë armiku kryesor i futbollistëve kuksianë, çka natyrisht i krijon kokëçarje teknikut shkodran për çdo ndeshje të radhës.

Edhe pse fitoi me lehtësi, 3-0 ndaj Luftëtarit në “Elbasan Arena” të shtunën, nga fusha e lojës për shkak dëmtimi në pulpë u largua mbrojtësi Ardian Cuculi.

E sigurt është që ai do të mungojë në sfidën ndaj Skënderbeut për javën e 25-të, si dhe në përballjen me Teutën në 1/8-tat për Kupën e Shqipërisë në mesjavë. Siguri riaftësimi nuk ka edhe për takimin pasues ndaj Partizanit, çka për të dy skuadrat do të ishte një finale e parakohshme.

Dëmtimin e tij e tregon vetë mbrojtësi Ardian Cuculi, nëpërmjet një fotoje të botuar në Instagram, që dëshmon se ai ndodhet në një klinikë mjekësore në Milano për t’u kuruar.

Por telashet nuk mbarojnë me kaq për trajnerin Cungu. Atij i është dëmtuar edhe mbrojtësi i majtë Simon Rrumbullaku, i cili sipas mjekëve do të mungojë të paktën në 2 javët e ardhshme.

Ndërkaq, për shkak të dëmtimi, në radhët e verilindorëve të Kukësit është edhe mesfushori brazilian Uilliam Kordeiro, që ende nuk është i gatshëm për fushën e blertë.

Edhe pse stoli dhe organika e skuadrës së Kukësit është e pasur, dëmtimet e futbollistëve në këtë faze të kampionatit përbëjnë një shqetësim serioz për trajnerin Cungu, i cili duhet të mendojë për “armimin” e skuadrës në çdo takim të radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!