Zhordi Alba: Lamtumirë “Juventus…”

Marrin fund shpresat e Juves për të sjellë në Torino njërin nga mbrojtësit e linjes më të mirë në botë.

Ëndrra në sirtar e krerëve të bardhezinjëve, ishte mbrojtësi 29 vjeçar i Barcelonës por pas ditës së sotme, Zhordi Alba e ka mbyllur historinë. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, futbollisti “blaugran”, ka nënshkruar sot deri në 30 Qershor 2024 me katalanasit.

Shtatshkurtëri anësor, ka fituar 14-të trofe e shënuar po aq gola-14-të.

Në fakt, Alba është duke luajtur edicionin e shtatë me skuadrën që udhëheq “La liga”. Ç’mënduri, 500 milion eruro klauzola e tij…

Zhordi Alba në 31 Mars do të mbushë 30 vjeç. Një ndër pikat më të forta të Barcelonës dhe ekipit të “furive të kuqe”, duket se mbyll kapitullin e lëvizjes nga Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!