Mema: Tifozët tanë fitues, uroj të fitojmë dhe në fushë…

 Trajneri i Tiranës Ardian Mema, doli  pak çaste më parë në një konferencë për shtyp.  

 Në vigjilje të derbit të nesërm me Partizanin parashikuar në “Selman   Stërmasi” (ora 18 00), Mema është ndalur te puna përgatitore e të tijve  bërë këto ditë, ndërsa duke folur përpara gazetarëve, timonieri bardheblu, ka  shtjelluar gjithçka i është kërkuar nga të akredituarit.

“E konsideroj ndeshje të radhës.  Javët e fundit, mundëm thuajse të gjitha  skuadrat e forta, përse të mos e bëjmë dhe nesër ndaj Partizanit? Ata janë  me  meritë në krye, por Tirana nuk do t’ja  dijë. Na duhen pikë dhe ato do t’i  kërkojmë ndaj çdo kundershtari,” – tha Ardian Mema.

 Fitorja eventuale ndaj Partizanit, mundësi për Europën?

Mema përgjigjet: “Kemi ende hallet tona. Ndeshjet do t’i marrim një e nga  një. E thashë më lart, rëndësi  ka që nesër të mos dalim pa pikë.”

Sjellja e homologut tuaj të Flamurtarit pas atij gjykimi një javë më parë?

“ Në vend të tij do kisha bërë shumë më tepër. Isha në stadium dhe pashë  shumë parregullsi.”

 Tifozët?

“Tifozët tanë janë fitues. Uroj që dhe ne në fushë  të mbrrijmë  te fitorja.  Uroj mbi të gjitha,  të ketë “fair-play” në  tribunë e në fushë,” – apeloi në  konferencën për  shtyp, Ardian  Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!