Krutanët: Duam pikë…

Kastrioti i 2019-ës nuk është më ai i dy fazave të para. Kur të gjithë e mendonin të rënë, presidënca mendoi se pjesa e mbetur e edicionit duhet provuar. Dhe ndryshimet në janar  në staf e përbërje, e kanë tjetërsuar grupin e  “kastriotëve”. 

Pasi morën sinjale  pozitive  nga testet e minifazës, krutanët në 5 ndeshjët e fundit zyrtare, kanë arritur të grumbullojnë 10-pikë shprese. Rezultati? Pas shumë javësh, kanë  lënë vëndin e fundit, duke u shkëputur nga  Kamza që mbyll klasifikimin provizor me katër pikë.  Pas këtij momenti pozitiv, qëndrimi në kategori, nuk shihet si rebus.

Ndërkaq, të dielën, krutanët do të udhëtojnë drejt Vlorës, për tu përballur me Flamurtarin,  skuadër që së fundi është  mbërthyer nga halle të  ndryshme. Shumë largime, problematikë financiare në klub  dhe ndëshkime nga trupa gjykuese të cilat në total, duket  sikur e kanë  turbulluar situatën kuq e zi..  Të bindur se nuk do të gjëjnë një grup në “këmbë’, por dhe shfrytëzuar momentin e tyre të mirë, krutanët do të tentojnë  të përfitojnë  maksimalisht dhe në fundjavë  të tentojnë surprizën.

Skuadra sot,  është stërvitur e plotë dhe nën diktatin e disiplinës  tekniko-taktike  të  trajnerit gjirokastrit.  Barazimi në derbi me bardhezinjtë fqinj javën e kaluar, prodhoi barazimin 1-1 duke e mbajtur lart moralin krutan. Autori I atij supergoli  Julian Shehu, nuk do të jetë në forcë të  skuadrës për  transfertën vlonjate.  Shehu, ka plotësuar numrin katër të  kartonëve të verdhë, dhe do të jetë mungesa e vetme por e rëndësishme e formacionit të Devollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!