Jorgji, “bilbili” i derbit

FSHF ka përcaktuar edhe “bilbilin”, i cili do të japë drejtësi në derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ai do të jetë gjyqtari elbasanas Enea Jorgji, që edhe mban stemën e FIFA-s.

Bashkë me të, si zakonisht në takime të rëndësishme, Sektori i Garave në FSHF ka vendosur të jenë edhe 5 gjyqtarë të tjerë, 2 asistentë anësorë dhe 2 gjyqtarë pas portave. Emrat e ndihmësve të Jorgjit, ende nuk janë bërë publikë.

Nuk është hera e parë që gjyqtari i FIFA-s, Enea Jorgji, drejton derbin e kryeqytetit. Madje edhe derbin e parë në këtë sezon, zhvilluar më 28 shtator të vitit të kaluar, ndeshje që u mbyll me fitoren 1-0 të Partizanit, me gol të Malës (21’), e ka drejtuar po gjyqtari Jorgji.

Ndërsa derbin e dytë, ndeshje e javës së 15-të, luajtur më 30 tetor të vitit të shkuar, ku sërish Partizani fitoi 2-1 (Hebaj 67’, 86’/Halili 51’) e ka drejtuar gjyqtari lezhjan Eldorian Hamiti.

Supersfida e javës së 24-t të kampionatit, ndeshja Tirana – Partizani, do të startojë nesër në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!