Derbi, çasti për rilindje…

Nga Shpëtim Gjoshi

1 marsi është momenti që mund të dëshmojë rilindjen e Partizanit, që këtë sezon synon titullin kampion pas 26 viteve.

Por dhe rilindjen e Tiranës, që pasi ka hedhur një hap të madh në kapërcimin e rënies nga kategoria, tani vështron edhe drejt Europës.

Më pak se dy muaj, apo 57 ditë, ndajnë Partizanin dhe Tiranën që të dëshmojnë përfundimisht këtë rilindje që cituam më lart.

Tirana e Ardi Memës dhe Partizani i Skënder Gegës, dëshirojnë që në këtë duel të vinë me një grup lojtarësh dhe kontigjent sa më të plotë, dhe mbi të gjitha, me një moral sa më të lartë.

Fitorja në “Selman Stërmasi” për të kuqtë e Partizanit hap skenarë rozë, në korsinë për një vend që të çon në Champions League dhe i siguron një përparësi psikologjike ndaj rivalëve, veç asaj që i forcon pozitat në renditje.

Një fitore e Tiranës, në një fushë si ajo e “Selman Stërmasit” ndaj të kuqve të Partizanit, është diçka e rëndësishme me shumë arsye.

Veçse tani, që të dyja skuadrat e kryeqytetit, lipset të përqëndrohen mjaft, sepse kalendari nuk ka pushim. Pas një jave Partizani pret Teutën, ndërsa Tirana shkon në transfertë me Kastriotin.

Si do të dali derbi, kush do të fitojë? Të presim mbrëmjen e së premtes që ta shohim. Pse, jo edhe ta shijojmë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!