Gega: Derbi? Japim100%…

Skënder Gega, sikurse homologu i tij i  Tiranes  Ardian Mema, doli sot  para  mediave për  të bërë prezente gjëndjen e  grupit  të  tij para duelit të  nesërm  me Tiranën pritëse.  Sikundër dhe  në të shkuarën, tekniku i kuq, u shfaq i qetë  në deklarata. Fillimisht u duk se Gega, kërkon të mos e shohë derbin si një ndeshje të madhe duke  thënë  se takimi i nesërm, mbetet një  sfidë e radhes. Më pas tekniku nga Tropoja, u ndal  në  detaje.

 “Ndeshja e radhës, e zakonshme. Nuk ka asgjë ekstra. Është i njëjti regjim e njëjta punë. Kam dëshirë të fitoj derbin e më pas të fitojmë dhe titullin”.

Ndërkohë dhe pse Gega beson se të tijtë do bëjnë mirë, duket se në vijim i del thirrja për “alarm”. Tekniku kërkon maksimumin nga grupi duke e njësuar atë që kërkon në fushë të përkthyer në përqindje.

“Të japin 100%-in dhe të marrim  pikët maksimale. Në  derbi presioni është i madh. Klubet kanë histori, por ne duke mos pasur probleme fizike duhet të jemi të qartë për atë që kërkojmë  të bëjmë.

 “Tifozët janë adrenalinë e çdo skuadre”,- ecën në konferëncë trajneri, duke  vijuar përgjigjen e radhës mbi rëndësinë e fansave  në  stadium.

Rivalët?

“I shoh ndeshjet e kundërshtarëve dhe nuk është se më vjen mirë  kur gabon kundërshtari. Batutat në ndonjë rast  janë vetëm  batuta,”- deklaroi ndër të tjera Skënder Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!