Kupa e mbretit: Solari, “digjet” me solar…

Reali i Madridit këtë edicion rrezikon të mbetët pa asnjë trofe. Me vëndin e parë në “La liga” thuajse të hipoketuar nga Barça, e gjithë vëmendja ishte fokusuar te Kupa e Mbretit, aty ku pas ndeshjës së parë në “Kamp Nou” (1-1), shpresat për finale ishin prezente.

Por dhe sonte në mbrëmje, lojtarët e Barcelones me një super Suarez, ia dolën të vendosin hegjemoninë e shifrave në favor të tyre. Rezultati teknik 0-3, iu jep atyre të biletën e parë të finales.

Nga ana tjetër, Solari edhe pse në buzë greminë, ecen me eksperimente. Injorimi i klasit të Iskos, Marselos, Bejl, Kurtua, por dhe raportet e krisura me shumë futbollistë të tjerë, e kanë kthyer skuadrën kampione të Europës, në makinë dështimi. Vetëm pak javë më parë, Reali u mposht në shtëpi nga Girona, ndërsa sonte, u poshtërua në shifra nga rivali i përjetshëm Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!