Klasike dhe në Kupë, Real – Barcelona ndez mbrëmjen…

Real Madrid – Barcelona sonte  në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së  kupës së  mbretit. E gjitha pritet të vendoset në Madrid  në një sfidë relativisht të ndezur.

Vetë shifrat e takimit  të vajtjes,  bindin se sonte  në  kryeqytetin  spanjoll, do të luhet akti i radhës me pritshmëri globale. Lukas Vaskuez për “Los Blancos” dhe Malkom te katalanasit, autorët e  golave.

Në kampin  merëngues,  mungon Isko. Mesfushoi madrilen, nuk është ftuar për këtë ndeshje nga ana e trajnerit Santiago Solari, ndërsa Marselo dhe  Bejl, pritet  të jenë në stolin  rezervë.

Në anën tjetër Rafinja,  Çilesen, Artur dhe Vermaelen nuk pritet të startojnë për blaugranët.

Kështu, pas pak orësh, dueli më i madh në botë do të jetë gati. Interesimi  për këtë klasike, ka pushtuar boten teksa  Mesi, Benzema dhe futbollistët e tjerë të klasit të lartë, garantojnë spektaklin  e radhës..

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja skuadrave,  Reali dhe Barça kanë nga dy fitore. Në dy raste janë ndarë barazim.

Pas përfundimit të këtij takimi, njëra nga skuadrat, do të presë biletën e parë të finales së  “Vanda Metropolitano”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!