Marselo drejt Torinos, Taljafiko në planet e Realit
Rikardo Shlieper, agjenti i mbrojtësit të Ajaksit, Taljafiko, ka telefonuar sot në programin sportiv të Radio Rivadavia, duke e bërë fakt të kryer kalimin e Marselos te Juventus. Menaxheri i mbrojtësit Nikolas Taljafiko, shpjegoi se futbollisti i tij, pjesë aktuale e Ajaks, pritet të zërë në verë, vendin e brazilianit.
“Thuhet se është në listën e Real Madrid, pasi Marselo, do të shkojë te Juventus. Ka pasur shumë interesime deri tani, por askush nuk ka telefonuar ende,” – tha agjenti i lojtarit argjentinas duke e lënë “topin” në anën e “galaktikëve”
Në fakt, Marselo, me ardhjen e Solarit në krye të Realit, nuk ka pasur shumë hapsirë. Vetëm 13 herë është ftuar braziliani për të qenë pjesë e ekipit mbretëror, ndaj largimi i tij nga kampionët e Europes, duket formalitet.
I njohur me këtë lajm, Marselo, është munduar të largojë zërat, por prania te Juventus, e mikut të tij të ngushtë Kristiano Ronaldo, mund ta nxisë 31- vjeçarin anësor, të marrë rrugët për një fanellë bardhezi në Torino.