LeBron James, nuk njeh limite…

Me njoftimin për daljen e filmit në verën 2021, “SpringHill Entertainment” publikoi paralelisht dhe imazhin e parë të LeBron James me fanellën e Tune Squad të “Space Jam 2”, në shoqërinë e Bugs Bunny e Lola Bunny.

Kampioni i NBA, do të vijojë aventurat e nisura nga Michael Jordan, me protagonistët simpatikë të animuar të “Warner Bros”.

James, konfirmoi se xhirimet e filmit pritet të nisin në verë, duke i mundësuar basketbollistit të përfundojë dhe sezonin sportiv. LeBron kthehet në ekranin e madh pas “Trainwreck”, i vitit 2015, me  Amy Schumer e Judd Apatow.

Regjisori I njohur Terence Nance, deklaroi muajin e  shkuar, se kapitulli i ri do të befasojë opinionin e gjërë, duke shtuar kureshtjen dhe kuriozitetin e fansave të këtij produksioni zbavites e  interesant.

LeBron Raymone James, figuron I martuar me Savannah Brinson James, dhe kanë tre fëmijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!