Pikë shprese për Kastriotin

Kastrioti mori një gol në start  të ndeshjës me Laçin, mirpo formacioni i Devollit, nuk u dorëzua për asnjë çast. Krutanët erdhën duke e  rritur nivelin e lojes, teksa  me fillimin e së dytës, barazuan me Julian Shehin. Përpjekjet në vijim, për  të  gjetur  golin e dytë erdhen duke  u zbehur sepse Laçi i gjëndur pranë zonës “euro”, me kalimin e minutave, u bë më kërkues. Megjithatë, krutanët dhe trajneri Bledar Devolli, duket se janë në rrugën e shpresës teksa po prezantohen dinjitozë ndaj çdo rivali.E tillë dhe sot ndaj Kurbinasëve. Rezultati teknik 1-1, në fund të edicionit, mund të rezultojë i dobishëm.

Ja deklarata e teknikut të Kastriotit pas  ndeshjes.

“Më shumë më mbeti peng goli që morëm në këtë ndeshje, pasi ishte një gol aksidental. Mund t’i ndodhë kujtdo, por nuk duhej të na ndodhte në këtë moment. Morëm golin dhe u futëm pak në panik. Nuk e shtruam lojën edhe për shkak të erës. Në pjesën e dytë ndryshuam gjithçka, punuam me topin, shënuam dhe patëm mundësi të tjera me goditjet standarde. E kisha thënë edhe para ndeshjes se Laçi është kundërshtari më i vështirë në Superiores.

Provuam me Roxherin, me Kalajën, kishim dy-tre mundësi me kundërsulm. Edhe ne po bëjmë mirë, jemi ekipi që po ecim mirë pas Partizanit. Ne synojmë të marrim pikë në çdo ndeshje, kjo do të jetë ajo që ne synojmë.

Jemi ekip më i mirë se 3-4 të tjerë që janë në garën e qëndrimit në Superiore. Lufta me Ahmatajn? Më bëhet qejfi për brezin e trajnerëve të rinj, e kam thënë gjithmonë. Të shohim, llogaritë i bëjmë në fund”, – u shpreh trajneri i Kastriotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!