Laçi nuk administron avantazhin, barazon në “derbi”.

Bardhezinjtë  e  teknikut  Besnik Prënga, humbën mundësinë ideale  për  të qenë pranë skuadrave që synojnë europën. Ndaj  Kastriotit vëndas  në  “Niko  Dovana”, kurbinasit e nisën mjaft mirë takimin, ndërsa që në minuten e 11-të, kaluan  përpara. Fangaj sikurse dhe në fazën e parë, u bë protagonist  me  golin e shpejtë  por  me kalimin e minutave, bardhezinjtë lëshuan terrën dhe kundërshtari  arriti ti barazojë.

Me gjithë lëvizjet e shumta  të  teknikut të Laçit, skuadra në fushë, mbeti e pafuqishme për të kthyer  në  favorin e  saj tri pikët. Një “shtyllë-gol” e minutave të fundit, fare pak për bardhezinjtë. Për më tepër që dhe  blerjet e janarit, bënë fare pak, për të ndyshuar situatën. Prënga e thotë në deklaratën post  takimit.

“Nuk mund të  jam i kënaqur. Shënuam  shpejt dhe kjo mund të na ndihmonte të ishim më të rrezikshëm, por goli na vuri në gjumë. E kontrolluam pjesën e parë, por gabuam. Duhet ta zgjidhnim ndeshjen në pjesën e parë. Ishte si ndeshje derbi, mes dy komshinjve dhe u luftua nga të dyja palët. Kastrioti na vuri në vështirësi me topa të gjatë dhe goditjet standarde.

Ka pak lojë dhe shumë luftë. Nuk e di, nëse është fusha apo era, por nuk më kënaq mënyra se si luajtëm futboll. Ne kemi mundësitë tona dhe jemi të penalizuar, pasi sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Duhet të gjejmë sulmues tjetër dhe po nuk krijuam lojë, nuk i vëmë faj sulmit.  Ishte si një derbi, nuk ka rëndësi tabela dhe e meritoi kundërshtari pikën me lojën që zhvilloi në këtë ndeshje.

Atë që treguam në ndeshjën e kaluar, sot e tregoi Kruja.Ishte agresive, e tregoi si luftohet për mbijetesë. Uroj që të qëndrojë në Superiore. Ne e filluam ndeshjën mirë, duke shënuar gol dhe mbrojtja me 5-së, na jep siguri. Kishim kontroll topi, por sulmuesit duhet të marrin më shumë iniciativë pasi nuk po gjejmë lojtarin që të na ndihmojë të dalim nga zona.

Afrimet e reja? Dy blerje që mendoj se po mundohen të kapin ekipin, por janë shumë prapa dhe nuk e kanë fituar besimin tim. Nëse do të më bindin , do t’i fus me qejf’, – tha Prënga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!