“Bilbilat” e mbijetesës…

Sot zhvillohen edhe dy takimet “shtegtare” të mbetura të javës së 23-të të kampionatit të Superiores. Ato do të startojnë në orën 14:00.

Për ekipin krutan të Kastriotit, por edhe për atë Kamzës, këto takime konsiderohen si “finale” në përpjekjet e tyre për mbijetesë. Gjithsesi, sektori teknik i garave në FSHF, i ka përcaktuar edhe “ekipet e bilbilave” që do t’i drejtojnë këto takime.

Kështu, në “Elbasan Arena” të Elbasanit, ku do të përballen Kukësi – Kamza, sfidën do ta drejtojë gjyqtari  Kreshnik Bajramaj, i ndihmuar nga Denis Rexha dhe Denis Agaraj. Gjyqtari i katërt do të jetë Eldorian Hamiti.

Ndërsa në stadimin “Niko Dovana” të Durrësit, ku do të ndeshen Kastrioti – Laçi, gjykimi i sfidës i është besuar Klodian Shahinit, që do të ndihmohet nga Ermal Barushi dhe Herald Lisaku. I katërt do të jetë Hermal Llapra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!