UEFA Champions League, ndeshjet e para të 1/8-ve…
Seria e dytë e 1/8-ve të Champions League, turi i vajtjes, u mbyll mbrëmë me çiftet Atletiko Madrid – Juventus dhe Schalke 04 – Mançester Siti.
Edhe pse në kampin e Juves që herët kanë hedhur kandidaturë për të qenë
njëra nga pretendentët e këtij edicioni, duket se sfida e mbrëmshme, teksa u
mposhtën 2-0 në Madrid nga Atletiko, e ka zbehur ndjeshëm objektivin madhor të bardhezinjve. Bonuçi u shpreh pas sfidës, se në të kthimit lipset një tjetër “format”. Gjithashtu edhe Ronaldo pohoi se skuadra mund ta kalojë turin.
Ndërkohë “Qytetarët” fituan 3-2 “in extremis” në transfertë me gjermanët e
Shalkes. Në këtë ndeshje drithëruese, dështimi i VAR-it ishte një dukuri
problematike. Penalltitë qenë të dyshimta dhe sistemi nuk funksionoi.
Megjithatë, përveç torinezëve, në këtë dalje të parë të 1/8-ve, të marten u
konstatuan dhe dy “blofe” të tjerë. Potencialja e madhe e kompeticionit,
Barcelona, u ndal 0-0 në Lion nga vëndasit, ndërkohë që Borusia
Dortmund, u hodh në “tapet” 3-0 nga Totenham.Logjika nuk gaboi te përballjet e tjera…
Një javë më parë, Reali i Madridit po ashtu bëri “galaktikun” ndaj
Ajaksit. Fitoi 2-1 në një ndeshje spektakolare. Në anën tjetër, Paris SG dhe
Roma arritën fitore premtuese. Parizienët mposhtën 2-0 anglezët e Junajtidit, kurse romanët triumfuan 2-1 ndaj portugezëve të Portos.
E vetmja ndeshje “e ndezur” mbetet ajo mes Bajern dhe Liverpulit. Dueli
i parë në tokën ishullore prodhoi një 0-0 të “thatë”.
Javën e parë të marsit do të luhen duelet e kthimit. Duke përjashtuar
surprizat, veçohen sfidat Juventus – Atletiko Madrid, Bajern – Liverpul
dhe Porto – Roma.