Besa e Kavajes, sa shumë vuajtje…

Janë duke kërkuar superioren në grupin e jugut, por kavajasit, përpos ecurisë së tyre me oshilacione, duket se përballë kanë “perbindëshin” Bylis dhe parakalimi i tyre, në javet e mbetura, bëhet shumë i vështirë. Dy gola të pësuar fundjaven e kaluar në Lushnjë, e kanë zbehur mjaftueshëm objektivin sezonal të formacionit të Maganit. Pas ndeshjes së djeshme, stafi dhe futbollistët verdhezi, janë shfaqur disi të shqetësuar teksa dolën duarbosh nga “Roza Haxhiu”. Jo vetëm diferenca me kryesuesin, por dhe fakti që mallakastiriotët nuk luajtën me Tomorrin ( beratasit nuk u paraqiten dhe rrezikojnë të humbin 0-3 në tavolinë), përkëthehet në problem për tu zgjidhur me shpejtësi. Megjithatë, klubi verdhezi, referuar tradites së pasur në sportin elitar, ndeshjeve të mbetura, ende nuk i ka dorëzuar “armët”. Magani ka përsëritur shpesh faktin se “kjo fanellë është e rëndë” apo “jam këtu për misionin superiore”. Gjithsesi, vendimtare faza e tretë ndërkohë që javen e ardhshme, të fundit të fazes së dytë, Besa ka një ndeshje relativisht të lehtë. Viziton Turbina e vëndit të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!